Gold AG kritikon njerëzit që nuk agjërojnë në Ramazan: Është për keqardhje kohën që e kaloni kot

Ai njihet si besimtarë i devotshëm i religjionit islam dhe këtë e dëshmon sa herë t’i jepet rasti.

Bëhet fjalë për reperin Arian Agushin, i njohur më mirë si Gold AG, i cili duket se mezi ka pritur të vjen muaji i shenjtë i Ramazanit.

Por, duket se këngëtari është zhgënjyer prej njerëzve që nuk agjërojnë përgjatë 30 ditëve sa zgjat kjo festë.

“Nuk është marre mos me agjëruar, por është për keqardhje kohën që e kalon kot. Por me u mburrë që nuk je e me hëngër dhe me pi në Insagram është edhe ma marre dhe për keqardhje”, ka shkruar artisti.

Ai më tutje kritikon personat që publikojnë imazhe të ushqimit në rrjetet sociale.

“E dimë që keni para, por kujdes se dikush nuk ka se jo që nuk na hahet”, ka shkruar ndër të tjerash reperi, Gold AG.

Ndryshe, këngëtari është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë muajve të ardhshëm. /Telegrafi/

TAGS