Gold AG mesazh prindërve që i maskojnë fëmijët për festën e “Halloween”

Gold AG mesazh prindërve që i maskojnë fëmijët për festën e “Halloween”
21:48 | 31 Tetor 2019

Gold AG ka një mesazh për prindërit që i kanë maskuar fëmijët për “Halloween”.

Gold AG përmes një postimi në Instagram u ka bërë thirrje prindërve që të mos i shëmtojnë fëmijët me maskime për “Halloween”, shkruan lajmi.net.

Ai po ashtu thotë se vezët që po i gjuajnë në rrugë e tek kalimtarët, është më mirë që t’ua dërgojnë familjeve në nevojë.

“Kemi bërë bereqet të tepërt sa që vezët i hedhim pa menduar dy herë. Kudo në rrugë vezë të hedhura, goditen automjetet, kalimtarët e çdo fjë në qytet, fëmijët duken çdo ditë më të bukur se sot. Nuk e di si merret lakmi në të keqen, si do qoftë fëmijë e prind të nderuar vitin e ardhshëm për këtë “festë” kisha pas dëshirë ato vezë të tepërta që i keni ti mbledhim e ti japim te familjes që nuk i posedojnë gjërat elementare në tavolinë, dhe shpresoj që spaku një sevapë të vogël e fitojmë së bashku. RUANI FËMIJËT MOS I BONI ASHTU SIÇ NUK DO TI KISHIT DËSHIRUAR KUR TË KISHIN LINDUR”, ka shkruar ai. /Lajmi.net/

TAGS