Gold AG porosi Serbisë: Tash nuk vdes prej plumbi, por ki me vdek prej tute

Gold AG porosi Serbisë: Tash nuk vdes prej plumbi, por ki me vdek prej tute

Një ish polic serb u raportua se ka vdekur pasi ka dëgjuar për aksionin e Policisë së Kosovës, shkruan lajmi.net.

Sipas medieve serbe, zëvendësdrejtori i qendrës mjekësore në veri të Mitrovicës, Zlatan Elek bëri të ditur se një ish pjestar i policisë serbe ka vdekur në Leposaviq nga sulmi në zemër kur ka dëgjuar për aksionin e policisë së Kosovës.

Prokurori i Prokurorisë Speciale, Sylë Hoxha i kontaktuar nga lajmi.net e ka mohuar një gjë të tillë. Ai tha se ish-polici serb nuk ka vdekur nga aksioni i policisë.

Po ashtu, lajmi.net ka kontaktuar edhe policinë e Kosovës, të cilët kanë thënë se mund të jetë vdekje natyrale, por jo nga aksioni i policisë.

Reperi Gold Ag, përmes një postimi në Instagram ku postoi lajmin për vdekjen e serbit, kishte edhe një porosi.

“Eh moj serbi u fute kur u fute, Se tash s’vdes prej plumbi por ki me vdek prej plumbi”, ka shkruar ai. /Lajmi.net/

TAGS