Golden Eagle Ylli liron të gjithë lojtarët nga kontrata, synohet rindërtimi i skuadrës

Golden Eagle Ylli liron të gjithë lojtarët nga kontrata, synohet rindërtimi i skuadrës

11:45 |

Skuadra kosovare e basketbollit, Golden Eagle Ylli,  ka marrë një vendim të çuditshëm.

Golden Eagle Ylli nuk do të llogarisë në asnjë nga lojtarët që ishin pjesë e skuadrës në sezonin e kaluar.

Përveç lojtarëve, ata kanë larguar edhe trajnerin e skuadrës, Arben Krasniqi, raporton ‘Asistionline’, përcjell lajmi.net.

I ngjajshëm

Këtë gjë e ka konfirmuar edhe ndihmës trajneri i skuadrës nga Theranda, Egzon Fetiu.

Drejtuesit e skuadrës së Yllit po përgatiten që të rindërtojnë skuadrën dhe të jenë më konkurrues sezonin tjetër, edhe pse gjatë sezonit që kemi lënë pas nuk patën rezultate të dobëta.

Sezonin e rregullt therandasit e kishin përfunduar në vendin e dytë, por në ‘Play Off’ u mposhtën nga Rahoveci. /Lajmi.net/

[embedded content]

autor: Lajmi.net

11:45 |

TAGS