Goli i bukur i Messit dhe reagimi i çuditshëm i Pogbas

Goli i bukur i Messit dhe reagimi i çuditshëm i Pogbas

Lionel Messi me dy gola ka udhëhequr Barcelonën drejt kalimit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Katalanët, pas fitores 0-1 në ‘Old Trafford’ në ndeshjen e parë, kanë shënuar fitore edhe në ndeshjen e kthimit, duke fituar 3:0 në ‘Camp Nou’.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë, Lionel Messi, ka dëshmuar edhe njëherë se po kalon formë të mirë këtë sezon, duke shënuar dy gola të bukur.

Kalimet, pasimet dhe loja e ‘magjistarit’ argjentinas kanë lënë pa fjalë edhe Paul Pogban, transferimin më të shtrenjtë në histori të Manchester Unitedit.

Pogba, ka bërë një reagim të çuditshëm tek goli i parë i Messit i shënuar ndaj ‘Djajve të Kuq’./Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS