Google sjell dizajnin e ri për Play Store

Google sjell dizajnin e ri për Play Store

Google ka përditësuar shumë nga aplikacionet e saj Android, me elemente dhe pamje të reja të dizajnit, dhe tani është koha që vetë Play Store të përditësohet me drejtime të ngjashme.

Vërejtur nga përdoruesi Reddit rodrigoswz (nëpërmjet 9to5Google), dizajni i ri po qarkullon tek publiku i gjerë me versionin 15.1.24 të Play Store.

Pasi të keni këtë version, nuk është e garantuar që pamja e re do të shfaqet menjëherë, por gjithçka që ju duhet të bëni është të pastroni kujtesën e Play Store, më pas ta detyroni aplikacionin të ndalojë funksionimin.

Herën tjetër që e hapni, pamja e re duhet të jetë e dukshme menjëherë.

Ndryshimet këtu janë të njëjta me ato që kemi parë në shumë aplikacione të tjera të Google në muajt e fundit. Navigimi, i përbërë më parë nga dy sektore në pjesën e sipërme, tani ka marrë një qasje më të ngjashme me aplikacionet YouTube ose Google Phone.

Në pjesën e poshtme të ekranit do të gjeni sektoret për Aplikacionet, Lojërat, Filmat dhe Librat, ndërkohë që kategoritë më të larta ende përfshijnë kategori të tilla si Për Ju, Listat më të mira dhe kështu me radhë.

TAGS