Kandidati për deputetë nga radhët e koalicionit PSD-AAK, Dukagjin Gorani, ishte i ftuar sonte në emisionin DPT te Fidani në T7.
Gorani ndër të tjera në këtë takim ka folur edhe për liberalizimin e vizave dhe proceset nëpër të cilat po kalon vendi ynë.
“Nuk duhet të llogaritim në mirëkuptim nga bota”, ka thënë Gorani.
“Duhet të gjejmë mënryën se si të mirremi vesh me armiqtë tonë ashtu siç presin nga ne Gjermania, Franca e aleatët tjerë. Gjermania dhe Franca janë marrë vesh me kohë mes vete dhe jetojnë në harmoni. Duhet të shohim përpara. Si vend i vogël llogarisim në lëvizje të lirë të mallrave dhe të njerëzve. Andaj duhet që në çdo situatë të mundohemi të nxjerrim optimumin, dhe jo të shohim gjithmonë mundësinë e nxjerrës së maksimumit” /Gazeta Express/