Me një vizion të qartë për një jetë të thjeshtë dhe të këndshme, Gorenje ka arritur që të bëhet një kompani udhëheqëse në tregun e prodhimit të teknikës së bardh. Nisjen e saj e ka pasur në vitin 1950, si një punëtori e vogël në një pjesë të fshatit Gorenje në Slloveni. Ndër vite ka arritur që të bëhet një korporatë multinacionale dhe të ndërtoje brendin e saj të njohur. Brendi që është i përkushtuar ndaj dizajnimit dhe përpunimit të aparateve të shtëpisë sipas standardeve më të larta dhe më moderne, me një inovacion të madh dhe dizajn modern.
Në shtatë dekadat e fundit më shumë se 100 milion Gorenje aparate për shtëpi kanë gjetur vendin e tyre në një numër të madh të shtëpive, në më shumë se 90 vende të botës. Sot, numri i madh i aparateve cilësore për shtëpi, prej të cilave të patentuara janë 339 dhe për 37 aparate është fituar cmim ndërkombëtar për dizajn, janë dëshmi e trashëgimisë së pasur të kompanisë.
Me një vizion të qartë për të ardhmen, Gorenje vazhdon që të ofroje një numër të madh të zgjidhjeve të rëndësishme për një jetë të thjeshtë, pasi që thjeshtësia është e rëndësishme.
Zgjidhje inovative për një të përditshme më të mirë
Në vitet e nëntëdhjeta, kompania ka pasur sukses që ta ofroje në treg makinën e parë elektrike për larjen e rrobave ( Simple & Logical). Në mileniumin e ri, Gorenje ka pasur sukses që të paraqes edhe zgjidhje tjera inovative në pikëpamjen e dizajnit, pastaj duke ripërsëritur thjeshtësinë. Inovacionet më të theksuara janë:
- HomeChef furrë e ndërtuar me StepBake teknologjinë, e drejtuar me prekje përmes një displej të thjeshtë me ngjyrë;
- IqCook pllaka me sistem të një kontrolli automatik me sendor në procesin e përgatitjes së ushqimit;
- WaveActive gjenerata e lavatriceve për larje dhe tharje të rrobave e krijuar nën moton “Human Simplicity”, të cilat bazohen nën kontroll të lehtë, thjeshtësi dhe cilësi e lartë;
Gorenje aparatet për në shtëpi janë të krijuar jo vetëm për t`i ndihmuar përdoruesve në rutinën e përditshme, por edhe që përmes tyre të shprehet stili i tyre jetësor. Goreje ishte brendi i parë dhe i vetëm i cili në treg paraqiti linja dizajnuese të aparateve të shtëpisë. Bashkëpunimi në vitin 2000 me brendin e njohur italian për dizajn, Pininfarina, rezultoi me një sukses të madh. Të inspiruar nga kjo, Gorenje e thelloi bashkëpunimin e saj edhe me shumë dizajnues të njohur, ashtu si janë Karim Rashid, Ora-Ito, Nika Zupanc, Philippe Starck dhe shumë të tjerë.
Zgjidhje të mençura për një jetë të thjeshtë
Pasi që u bë pjesë e grupacionit Hisense në vitin 2018, Gorenje ka fituar mundësinë për rritjen e mëtutjeshme në nivel botëror. Në kohën kur shoqëria u bë më shumë mobile, inteligjente dhe e lidhur, grupacioni Hisense bashkërisht me Gorenje u përfshin në zhvillimin e zgjidhjeve përmes të cilave thjeshtësohet jeta e përdoruesve. Platforma ConnectLife lidh aparatet me shtëpinë, apratatet për automatizim në shtëpi, televizor, drita të mençura dhe zile, krijon hapësirë për momente të këndshme derisa kalohet kohë më e vogël duke punuar.
Gorenje me një vizion të qartë për të ardhmen
Lojaliteti ndaj brendit slloven është pjesë e traditës shtëpiake e cila bartet gjeneratë pas gjenerate, duke ndarë vlerat e njëjta si besim, siguri dhe kujdes.
Misioni i kompanisë është që të vazhdoje t`i thjeshtësoje obligimet ditore shtëpiake dhe t`i ofroje mundësi më të mira blerësve. Kompania do të vazhdoje me krijimin e zgjidhjeve inovative për të gjithë ato që presin cilësi të lartë, performansa të mira, dizajn të shkëlqyeshëm dhe siguri, me qëllim që jeta jonë të bëhet më e thjeshtë dhe argëtuese, pa dallim të moshës. Kujdesi deri në perfeksion ndaj klientëve është i organizuar përmes një rrjeti të shërbyesve të profesionistëve të shkolluar dhe që premton për siguri.
Gorenje di se e ardhmja i takon gjeneratave që dinë ta vlerësojnë punën e të gjitha biznes kompanive që tentojnë që të lënë gjurmë përmes krijimit të një bote më të mirë dhe më të thjeshtë për jetesë, ndërsa vizioni normal për Gorenje është që të vazhdoje të ekzistoje edhe në të ardhmen. Pasi që thjeshtësia është e rëndësishme.
Në shtatë dekada, Gorenje është një brend që mundëson një jetë dhe përditshmëri më të thjeshtë, më të lehtë dhe më cilësore.