Dje 15-korik rreth orës 18.00, në rrugën ,,Borçe Jovanovski,, në Gostivar, gjatë një kontrolli në trafikun rrugorë, është ndaluar vetura ,,Opel,, me targa të Gostivarit, të cilën pa patentë shoferi e ka drejtuar 18-vjeçari I.A. nga fshati Çegran.
Personi I.A. Ësht sillur në mënyrë agresive dhe i ka fyer dhe poshtruar pjestarët e policisë, kështu që i njëjti menjëherë është arestuar dhe mbajtur në Stacionin policor Gostivar, kurse gjatë kontrollit të kryer tek i njëjti është gjetur një boks metalik.
Rasti është duke u zbardhur, kështu që ndaj tij do të pasojë edhe parashtresë adekuate.