Gostivar, vajza 13 vjeçe bie nga kati i dytë

Gostivar, vajza 13 vjeçe bie nga kati i dytë

Një vajzë 13 vjeçare ka rënë nga ballkoni i katit të dytë në shtëpinë ku ka banuar në Banjicë të Poshtme të Gostivarit.

Me lëndime trupore vajza është dërguar në spitalin e Gostivarit “Ferid Murat”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Hetime në vendin e ngjarjes kanë kryer organet kompetente dhe zyrtarë policorë nga stacioni policor i Gostivarit.

Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Loading…