Grabitje e armatosur në parkingun e një qendre tregtare Fushë Kosovë

Një grabitje e armatosur ka ndodhur sot, në parkingun qendrës tregtare ETC në zonën industriale Prishtinë – Fushë Kosovë.

Rastin e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Me datë 17.03.2019 rreth orës 14:10 është pranuar informata për një Grabitje, në një parking të një qendre tregtare, zona Industriale Prishtinë-Fushë Kosovë. Njësitë relevante policore kanë dal në lokacion dhe sipas informatave preliminare dyshohet se dy persona të maskuar nën kërcënimin e armeve të shkurta kanë grabitur punëtorët e sigurimit të qendrës tregtare të cilët në ato momente kanë qenë në parking duke bërë transportimin e parave”, ka thënë  Hoxha.

Sipas tij me veturën Mitsubishi Pajero, ngjyrë të gjelbër e pa targa, të dyshuarit kanë ikur në drejtim të panjohur.

Ndërkaq dy persona kanë marrë trajtim mjekësor për lëndimet e lehta që dyshohet se i kanë marrë si pasojë e goditjeve gjatë grabitjes, ndërsa gjenda e tyre shëndetësore është jashtë rrezikut për jetë./Telegrafi/

TAGS