Grabitje e armatosur te ‘Santea’ në Prishtinë, Policia arreston disa persona

Një grabitje e armatosur ka ndodhur sot në mesante, në lagjen Dardania në Prishtrinë, konkretisht te Santea.

Telegrafi mëson se cak i grabitjes ka qenë një supermarket.

Grabitësit kanë shtënë me armë, ndërkaq kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Policisë, të cilët kanë arrestuar disa peresona, që dyshohet se janë pjesë e grabitjes.

Gazetari i Telegrafit mëson nga vendngjarja se nuk ka persona të lënduar. /Telegrafi/

TAGS