Grabitje me armë në një lokal në Prishtinë

Një grabitje e armatosur ka ndodhur në rrugën ‘Bill Klinton’, në Prishtinë.

Sipas Policisë, në një lokal një person i panjohur me maskë, nën kërcënimin e armës ka kryer grabitjen dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Në ikje e sipër i dyshuari ka shtënë me armë zjarri në ajër.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar tre gëzhoja dhe një maskë.

Nuk raportohet për të lënduar.

“Rr. Bill Klinton, Prishtinë 01.02.2019-23:45. Raportohet se në një lokal një person i panjohur me maskë, nën kërcënimin e armës ka kryer grabitjen dhe është larguar në drejtim të panjohur. Në ikje e sipër i dyshuari ka shtënë me armë zjarri në ajër. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar tre gëzhoja dhe një maskë. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /Telegrafi/

TAGS