Granata e vjetër më se 100 vjet, u transportua me anije në ngarkesën me patate (Foto)

Ngarkesa me patate që ishte nisur me anije prej Francës për në Hong Kong të Kinës, ishte duke e transportuar edhe një mjet shumë të rrezikshëm.

Në ngarkesë është gjetur edhe një granatë e vjetër më se 100 vjet, që besohet se i përkiste forcave gjermane që morën pjesën në Luftën e Parë Botërore, transmeton Telegrafi.

Punonjësit e fabrikës së çipsave, mbetën të hutuar kur e kapën atë që dukej si patate, por peshonte rreth një kilogram.

Granata para se të aktivizohet

“Njësitet speciale, e larguan me kujdes dhe e eksploduan nën kontrollet adekuate. Granata nuk e kishte kapsulën, andaj kishte rrezik të aktivizohej në çdo moment” ka thënë një zyrtar i fabrikës.

Forma dhe ngjyra që nuk e dallojnë prej patateve, ka bërë që granata e tokës të përfundoi e pavërejtur në mesin e grumbullit. /Telegrafi/

TAGS