Granit Xhaka mund t’i mungoj Zvicrës për ndeshjet e muajit tetor

Granit Xhaka mund t’i mungoj Zvicrës për ndeshjet e muajit tetor
Tash esht Koha
14:02 | 6 Shtator 2019

Granit Xhaka ka paralajmëruar kombëtaren e Zvicrës për mos grumbullim gjatë ndeshjeve të tetorit për shkak të lindjes së gruas.

Granit Xhaka dhe Leonita janë në pritjen e ëmbël për tu bërë prindër, çifti po numërojnë javët e fundit deri tek lindja e djalit të tyre, shkruan lajmi.net.

Dhe kjo mund ta hendikepoj futbollistin nga kombëtarja zvicerane për ndeshjet e muajit tetor i cili paralajmëroi edhe vet mos-grumbullimin në një intervistë për media.

Ka gjëra më të veçanta në jetë sesa futbolli. Për shembull, kur bëhen baba. Me Haris  Seferovic u ra dakord që ai të japë gjithçka kundër Irlandës dhe më pas të udhëtojë në shtëpi. Dhe me mua, ndoshta do të binte në atë kohë kur luanim”, ka thënë ai. /Lajmi.net/

Tash esht Koha
TAGS