Bashkëngjitu grua (vajzë, studente), bashkëngjitu që zëri yt të bëhet fuqi e ndryshimit të trajtimit ndaj teje.
Aleanca për Shqiptarët fton çdo grua që të bëhet pjesë e saj, sepse:
-Aleanca për Shqiptarët do ta mbrojë gruan, do të qëndrojë pranë saj sa herë që ajo të përballet me vështirësi, me padrejtësi dhe diskriminim nga aspekti ligjor apo nga aspekti i të drejtave të njeriut.
-Aleanca për Shqiptarët nuk do të lejojë që gruaja shqiptare të tërhiqet zvarrë e të vëhet në pranga! Nuk do të lejojë që gruaja shqiptare të ndëshkohet pa patur asnjë evidencë fajësie ndaj saj!
-Aleanca për Shqiptarët nuk do të lejojë që gruaja të shantazhohet për çfarëdo kërkese që ajo bën. Nuk do të lejojë gruaja të shantazhohet seksualisht për një vend pune, notë kaluese, apo çfarëdo kërkese.
-Gruaja shqiptare ka të drejtë të jetë e përfaqësuar në çdo segment të shoqërisë dhe Aleanca për Shqiptarët do të luftojë që kjo të bëhet realitet.
Ju ftojmë të bashkëngjiteni që t’i dëgjojmë brengat tuaja. Ju ftojmë të flasim dhe të kërkojmë rrugëdalje për hallet tona. Brengat dhe kërkesat tuaja do të jenë vizion i detyrimeve për realizim të Aleancës për Shqiptarët.
Gratë e heshtura mbeten të nënshtruara! Gratë që luftojnë zëshëm e me mençuri avancohen në shoqëri dhe hapin shtigje për përparimin e tyre.
Gra, nëna e motra, bashkohuni me Aleancën për Shqiptarët, bashkohuni që të sjellim ndryshimin!