Gratë që përdorin cigare elektronike e kanë më të vështirë të mbesin shtatzënë

Gratë që përdorin cigare elektronike e kanë më të vështirë të mbesin shtatzënë

Në disa eksperimente të bëra në minj, është vërtetuar se cigaret elektronike ndikojnë në fertilitetin e femrave, shkruan Dailymail, transmeton Gazeta Express.

Sipas eksperimenteve, cigaret elektronike i kanë bërë minjtë më pak fertilë dhe ata e kanë pasur më të vështirë të mbesin shtatzënë. Gjithashtu është vërejtur se foshnjat e lindura nga minj që janë ekspozuar në tymin e cigareve elektronike ishin më pak të shëndetshme.

Studimi është kryer nga një grup shkencëtarësh nga Universiteti në Karolinën e Veriut. Sipas tyre ngjashmëria e minjve me njerëzit ka ndikuar, që shkencëtarët të kryejnë këto eksperimente me ta.

Në eksperiment u vërejt që minjtë e ekspozuar në tymin e cigareve elektronike e kishin më të vështirë të mbesin shtatzënë, metabolizmi i tyre ishin më i dëmtuar si dhe kishin një rrezik më të lartë të preken nga sëmundjet e diabetit.

Substancat kimikale, që këto cigare përmbajnë janë shumë të dëmshme dhe shkaktojnë shumë dëme shëndetësore edhe për njerëzit. /Gazeta Express

TAGS