Gratë shtatzëna nuk duhet kurrsesi të pinë më shumë se dy filxhanë kafe në ditë

Gratë shtatzëna nuk duhet kurrsesi të pinë më shumë se dy filxhanë kafe në ditë

Gratë, të cilat janë duke tentuar të mbesin shtatzënë ose ato që janë shtatzënë, duhet patjetër të heqin dorë nga kafeja ose të reduktojnë konsumimin e saj, kanë paralajmëruar shkencëtarët.

Një hulumtim i bërë me 1200 gra, ka sugjeruar që edhe sasia e vogël e kafeinës mund ta rris rrezikun e humbjes së foshnjës gjatë shtatzënisë. Pas studimeve të mëparshme, të cilat kanë thënë se kafeina nuk ka ndonjë efekt negativ për foshnjat, studimi i fundit e ka dëshmuar të kundërtën. Shkencëtarët thonë, se gratë shtatzëna nuk duhet të konsumojnë më shumë së dy kafe në ditë.

“Çdo sasi e kafeinës gjatë shtatzënisë mund ta rrisë rrezikun e humbjes së foshnjës”, tha autori i këtij studimi.

Gratë, të  cilat konsumojnë më shumë se 200mg të kafeinës në ditë janë shumë më të rrezikuara nga aborti spontan, në krahasim më gratë, që nuk konsumojnë kafe.

Ky studim do të publikohet në “American Society for Reproductive Medicine” në Filadelfia.

TAGS