Greg Rama “thyen” karantinën/ Djali i kryeministrit xhiro me makinë jashtë orarit të lejuar

Greg Rama “thyen” karantinën/ Djali i kryeministrit xhiro me makinë jashtë orarit të lejuar
Tash esht Koha

Tashmë kanë kaluar më shumë sesa tre javë që të gjithë jemi në karantinë. Disa e kanë shijuar, por ka edhe nga ata që nuk po e durojnë dot më këtë situatë dhe herë pas here gjejnë mundësinë ta thyejnë karantinën, edhe pse duhet thënë që gjobat janë të majme.





Ndër ta është edhe djali i kryeministrit Rama. Greg shfaqet i pashqetësuar, teksa po udhëton me makinë pas orës 13:00, orar ky kur edhe fillon shtetrrethimi. Në rrugët e Tiranës, krejt të boshatisura, ai ka shëtitur duke shijuar ditën plot diell dhe muzikë të mirë në makinë. Nuk e dimë nëse edhe Greg është ndaluar nga policia si gjithë të tjerët me pyetjen tashmë klasike “A ke autorizim?”

Tash esht Koha
TAGS