Grenell: Jam krenar që jam homoseksual, të dënohen ata që fyejnë

Grenell: Jam krenar që jam homoseksual, të dënohen ata që fyejnë

I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka dhënë një intervistë në T7. Ndër të tjera ai është pyetur edhe për fakrin se shumë njerëz që nuk janë dakord me të, përdorin orientimin e tij seksual për t’i rrëzuar autoritetin.

“Shikoni, kam parë komente ku thuhet se unë po gënjej dhe kam marrë shumë mesazhe nga njerëzit që po përpiqen të përdorin ofendime homofobike ose anti-homoseksuale. Unë nuk besoj se këta njerëz janë shumica në Kosovë ose në rajon. Kjo qartazi duhet të dënohet. Jam shumë krenar që jam homoseksual, kështu si jam lindur dhe unë nuk tërhiqem nga kjo dhe mendoj se çfarëdo ofendimi anti-homoseksual ose homofobik duhet të dënohet gjerësisht” – tha Grenell.