Shkalla e papunësisë në Greqi në muajin maj ka shënuar rënie në baza vjetore dhe mujore dhe arrin në 21.7 përqind, transmeton AA.
Sipas Institutit të Statistikave të Greqisë (ELSTAT), shkalla e papunësisë në baza sezonale në muajin maj ka qenë 21.7 për qind, ndërsa numri i të papunëve ka rënë në 1 milion e 35 mijë persona.
Ndërkohë, shkalla e papunësisë në muajin e kaluar ishte 21.8 për qind.
Shkalla më e lartë e papunësisë në vend në bazë vjetore pavarësisht rënies së konsiderueshme u shënua tek rinjtë e moshës 15-24 vjeç me 44.4 për qind.
Greqia zë vendin e parë në shtetet e Eurozonës për shkallën e papunësisë, edhe pse ka shënuar një rënie prej rreth 2 për qind nga viti i kaluar.
Papunësia më e madhe në vend u regjistrua në vitin 2013 me 27.9%.