15 Shkurt 2019 / 10:33
Greqia tashmë e njeh Maqedoninë e Veriut, ndërsa kjo do të pasqyrohet edhe në disa përmendje zyrtare, duke përfshirë edhe tabelat, tha zëdhënësi e Qeverisë greke në takimin e rregullt me gazetarë, lidhur me atë nëse, pasi të hyjë në fuqi Marrëveshja e Prespës, Greqia do t’i ndryshojë tabelat në kalimin kufitar verior në të cilat tani shkruan Shkup ose IRJM.
“Lidhur me tabelat, është e qartë dhe absolutisht është fakt se Greqia tashmë e njeh shtetin fqinj me emrin Maqedonia e Veriut dhe kjo do të pasqyrohet edhe në tabelat rrugore”, deklaroi zëdhënësi i qeverisë greke.
Nga ana tjetër burime për MIA-n sqarojnë se Ministria e Punëve të jashtme të Greqisë, në ditët e ardhshme do të dërgojë dokument në administratën publike me të cilin do të informojë për ndryshimet e emrit të Maqedonisë Veriore, ndërsa me këtë edhe nevojën e ndryshimit të tabelave.
Loading…