Greqi, përplasje pozitë-opozitë për Marrëveshjen

Në prag të referendumit në Shkup, riaktualizohen reagimet ndaj Marrëveshjes për emrin në Athinë. Lideri i partisë së koalicionit qeveritar, Grekët e Pavarur, Panos Kamenos u zotua se do të bëjë çmos që Marrëveshja për emrin të mos vijë në rend ditë në Kuvendin grek. Nëse megjithatë kjo ndodh, Kamenos u kërcënua se do të braktisë koalicionin qeveritar.

Unë tashmë një kohë të gjatë publikisht jam obliguar për një çështje dhe kjo nuk ka ndryshuar e as që do të ndryshojë. Ne nuk do të marrim pjesë në Qeverinë që do ta sjellë në Kuvend këtë marrëveshje, që do të thotë se do ta tërheqim besimin për Qeverinë”- u shpreh Panos Kamenos, Grekët e Pavarur.

Zëdhënësi i Qeverisë, Dimitris Canakopulos iu kundërpërgjigj se Marrëveshja e Prespës do të ratifikohet me shumicë votash në Kuvendin grek, madje sapo Shkupi të mbarojë me referendumin dhe ndryshimet kushtetuese.

Pozita e Kamenosit në raport me marrëveshjen është e njohur, kjo nuk është diçka e pathënë, por jam i bindur se në këtë moment ekzistojnë korelacione politike në Kuvendin grek për ratifikimin e marrëveshjes dhe kjo do të tregohet kur të vihet në rend dite dhe kur të votohet”- theksoi Dimitris Canakopulos, zëdhënës i Qeverisë së Greqisë.

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kocias nga ana tjetër hodhi poshtë akuzat e liderit të Demokracisë së re opozitare, Micotakis, duke thënë se Qeveria aktuale nuk është e para që ka njohur gjuhën maqedonase, por se këtë gjë e kanë bërë Qeveritë e mëparshme kohë më parë.

Anesa Salihu 

TAGS