Në Greqi nuk ka ndryshime, e as ekziston vendim i ri që ka të bëjë me kufijtë tokësorë dhe tani për tani, mbetet në fuqi ndalesa e cila vlen për shtetas të vendeve të treta dhe kufizim të përkohshëm të të gjitha lidhjeve ajrore, hekurudhore dhe tokësore me vendet fqinje, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Zëdhënësja alternative e Qeverisë greke Aristotelia Peloni, duke i bërë të ditura dje masat e reja, shtesë për parandalim të përhapjes së virusit korona në vend, mes tjerash, siç tashmë publikoi MIA dje, paralajmëroi edhe test negativ PCR nga 17 gushti për hyrje përmes kufijve tokësorë, duke përfshirë edhe shtetasit grekë dhe ata që kanë leje greke për qëndrim.
Sipas vendimeve të ministrave të cilat Greqia i jep, ndërsa kanë të bëjnë me ndalesën për hyrje në Greqi të shtetasve të vendeve të treta, ashtu edhe për kufizime të përkohshme të lidhjeve ajrore, tokësore dhe hekurudhore me vendet fqinje, ekzistojnë kategori të cilat përjashtohen nga ndalesa.
Kështu, sipas vendimit të fundit të publikuar ministror ndalesa nuk ka të bëjë për: shtetas grekë të cilët kanë leje qëndrimi dhe persona të cilët jetojnë në Greqi, si dhe për transport të mallrave, për hyrje të personave për shkaqe absolutisht të nevojshme profesionale, por edhe për transit të automjeteve të spitaleve të cilat nga Kosova përmes Maqedonisë së Veriut hyjnë në Greqi për hospitalizim të pacientëve të cilët i përkasin personelit diplomatik, ushtarak ose administrativ të vendeve anëtare të BE-së dhe EULEX-it në Kosovë.