Greqia përshëndet anëtarësimin e plotfuqishëm të RMV-së në NATO

Greqia përshëndet anëtarësimin e plotfuqishëm të RMV-së në NATO

Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë përmes “Tuiter”-it zyrtar dërgoi urime për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, duke shtuar se pret bashkëpunim konstruktiv, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

“I urojmë Republikës së Maqedonisë së Veriut për anëtarësimin në NATO, si anëtare e 30-të e Aleancës. Mirë se erdhe në familjen e NATO-s dhe presim bashkëpunim konstruktiv në korniza të Aleancës”, shkruan në “Tuiter”, Ministria e jashtme greke.

Loading…