Grevë urie në burgun e Idrizovës, pas faljes së politikanëve nga Ivanov

Pas vendimit të Ivanovit për të falur politikanët ndaj të cilëve ka procedurë penale nga Prokuroria Speciale Publike nga materialet e përgjimit, të burgosurit e Idrizovës nga sot filluan grevën e urisë.

Nga seksioni i femrave në burgun e Idrizovës akuzojnë direkt Ivanovin i cili ka falur kriminelët që e kanë dhunuar vendin në dhjetë vitet e fundit, njofton TetovaSot.

“Gjorgje Ivanov, a ke ti ndjenjë të turpit? A ke ti nënë, motër, grua, a je prind? Na i rrit dënimet Ivanov, do të durojmë edhe ne edhe pjesa të falurve. Myku dhe betoni i burgut të Idrizovës edhe ashtu na është ngjitur në shpirtrat tanë, neve dhe fëmijëve tanë”.

Nga seksioni i meshkuve kanë dërguar peticion deri tek drejtori i Idrizovë në të cilën ata kërkojnë që me seriozitet të jepet vëmendje maksimale për peticionin, përndryshe do të ketë protesta më serioze dhe më të rrepta në të gjithë burgum.