Grezda gjobitet edhe nga klubi i tij

Grezda gjobitet edhe nga klubi i tij
Tash esht Koha

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare Eros Grezda u pezullua me 4 jave nga Komisioni i Disiplinës në Federatën kroate të Futbollit për shkak të një sherri me sulmuesin e Rijekës Antonio Collak, të ndodhur në parkingun e stadiumit, pas një ndeshjeje të vlefshme për Kupën e Kroacisë.

Dënimi ishte nën nivelin e pritshmërive, por përveç 4 javëve pezullim nga Federata, sulmuesi gjakovar do të duhet të bëjë llogaritë edhe me një gjobë që i ka vendosur klubi i tij Osijek, pikërisht për incidentin e ndodhur.

Klubi kroat ka vendosur t’i ndërpresë 20% të pagës vjetore Grezdës, shifër kjo maksimale e lejuar, ndërsa në komunikatën e shpërndarë për mediat, njofton se shkak është pikërisht sherri pas ndeshjes me Rijekën.

“Sulmuesi jonë do të humbasë 20% të të ardhurave për vitin e ardhshëm, i cili maksimumi i gjobë-vënies. Në përputhje me rregullat disiplinore dhe pas incidentit me Rijekën në gjysmëfinalen e Kupës së Kroacisë, klubi i Osijekut gjobiti lojtarin e tij Eros Grezda”, shkruhet ndër të tjera në faqen e klubit kroat.

MEDIAL.mk

Tash esht Koha