Grida Duma ndahet nga bashkëshorti

Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Shqipërisë, njëherësh anëtare e kryesisë në PD, Grida Duma, është ndarë nga bashkëshorti i saj, Ilir Shqina.

Duma ka vendosur që t’i japë fund martesës 21-vjeçare, ndërsa thuhet se është ajo e cila ka nisur procedurat e divorcit në gjykatë.

Ajo dhe Ilir Shqina janë të martuar prej vitesh, dhe së bashku kanë një djalë.

Sipas dokumentacionit zyrtar të Gjykatës së Tiranës, tregohet edhe kërkesë-divorci i bërë nga ish-deputetja.

“Vendimi i Gjykatës
Tirane, më 11.03.2019
SHPALLJE E VENDIMIT GJYQËSOR PER AFISHIM (PER EFEKT NJOFTIMI)
Paditës: Grida Shqina (Duma)
I paditur: Ilir Shqina
Objekti: Zgjidhje Martese
Gjykimi është kryer në mungesë të ILIR SHQINA Me adrese: BLV. “ZHAN D’ARK”, PLL.155/1, AP.32, TIRANE
“Meqënëse nuk është arritur komunikimi i vendimit për një nga shkaqet e parashikuara nga neni 130 e vijues të K.Pr.Civile, bëhet kjo shpallje me efekt 20 (njëzet) ditor për efekt komunikimi, me anë të afishimit të njërës kopje në Gjykatën ë Rrethit Gjyqësor Tiranë, një kopje do të afishohet pranë vendbanimit të fundit të personit në mungesë, si dhe një kopje në faqen zyrtare të internetit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Bashkëlidhur po ju dërgojmë dy kopje të shpalljes, nga të cilat njëra kopje e kësaj shpallje të afishohet pranë vendbanimit të fundit të Ilir Shqina dhe kopja tjetër të kthehet sërish pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me mbishkrimin që shpallja është afishuar si dhe datën e afishimit…”. /Telegrafi/

TAGS