Grida Duma rrëfen sesi po e kalon kohën në karantinë: Frika është mjet mbrojtës

Grida Duma rrëfen sesi po e kalon kohën në karantinë: Frika është mjet mbrojtës

Shumë qytetarë dhe persona të njohur të ekranit janë mbyllur këto ditë në shtëpi, pas masave shtrënguese të marra nga qeveria me qëllim frenimin e përhapjes së koronavirusit.





Ish deputetja e PD Grida Duma, ka treguar në një lidhje me Top Channel, si po i kalon ajo këto ditë kur i gjithë aktiviteti është ndalur. Ajo ka nënvizuar faktin se izolimi dhe karantinimi duhet të ishin thënë më parë, ndërsa theksoi se ka pak informacion zyrtar që nuk mjafton për qytetarët.Ish deputetja kërkoi që ministria të ketë një raportim më të shpeshtë se sa një herë në ditë.

“Informimi më transparent i bën më të ndergjegjshëm njerëzit, nuk ka asgjë përvecse mirë dhe e vërteta ndikon këdo të ndërgjegjësohet edhe sikur në një moment të caktuar të mendojmë se popullata mund të ketë frikë.

Frika është mjet mbrojtës në këtë moment“, theksoi Duma.

Ish deputetja i bëri apel qytetarëve për ndërgjegjësim: “Duhet të qartësohemi që të gjithë që kjo nuk është aspak sakrificë e rëndë në raport me atë që do kishte qenë dëmi më i madh, që është jeta njerëzore dhe përgjegjësia për jetën e të tjerëve“.

“Kënaqësi që kemi shansin që përmes medias këto momente krizash të kalohen krejtësisht ndryshe me një komunikim që nuk mungon se do kishte qenë një kosto shumë e madhe edhe mendore edhe shpirtërore për njerëzit nëse nuk do kishin komunikim

Rasti i infektimit nga një virus i panjohur, nëse do e shihnim nga pikëpamja si vepron njeriu me të panjohurën, është një nga rastet më të rrezikshme në fakt për jetën njerëzore se kur nuk i sheh gjërat edhe je më neglizhent, sidomos tek të rinjtë apo edhe tek mosha e tretë e cila duket sikur i ka kaluar shumë vështirësitë në jetë, ajo që është në ajër, e transmetueshme e padukshme, është edhe gjëja për të cilën ne kërkojmë dhe duhet të bëjmë ndërgjegjësim më të lartë.

Personat që kanë një zë publik, duhet ta thonë këtë pa asnjë kompleks, për ti qartësuar njerëzit që 1 apo dy ditë në shtëpi s’janë mbarimi i detyrës, e meqënëse u ruajte në këtë lloj izolimi dy apo tre ditë, gjërat nuk ndodhin se e provove që asgjë nuk ndodhi.

Duhet të qartësohemi që të gjithë që kjo nuk është aspak sakrificë e rëndë në raport me atë që do kishte qenë dëmi më i madh, që është jeta njerëzore dhe përgjegjësia për jetën e të tjerëve.

Kur e themi këtë duket sikur është një moralizëm i madh, e të tjerëve apo e jona. Por duke nisur nga jeta jote ti ke kujdes edhe për jetën e të tjerëve.

Mund t’i ndodhë kujtdo, nuk është askush imun e i mbrojtur nga kjo, sado të fuqishëm ta kemi ndjerë veten në raste të vecanta, kjo s’është një krizë e natyrës së betejës së dukshme.

E për këtë njerëzit duhet të kuptojnë që mund të vijë nga kudo.

Një individ mund të mos ketë takuar aq shumë njerëz sa të frikësohet por një i vetëm mjafton për të të përcjellë atë që nuk duhet e të të infektojë.

Duhet thënë që për kaq shpejt sa u morën masat në momentet e fundit në mënyrë emergjente e sa shpejt u tha ajo që duhet të ishte thënë në mënyrë të domosdoshme më përpara, izolimi dhe karantina, duhet të ishte thënë më përpara dhe shumë prej nesh, një pjesë e madhe e opozitës e tha këtë me zëra të vecantë dhe në mënyrë zyrtare, që duhej të niste karantina më parë e s’duhet të shqetësoheshim e ta trajtonim këtë me panik apo pa panik.

Nuk kanë rëndësi fjalët në këto momente, kanë rëndësi veprimet.

Duhet që qytetarët gjithashtu të marrin informacion dhe raportim më të shpeshtë, jo një herë në ditë sa është numri, por për tu ndërgjegjësuar ata vetë, cfarë medikamenti duhet përdorur, cfarë do të thotë një grip i zakonshëm, cfarë do të thotë kjo shenja ekstra që mund të ketë nëse ke këtë virus apo jo.

Si është gjendja e atyre të prekur, informimi më transparent i bën më të ndergjegjshëm njerëzit, nuk ka asgjë përvecse mirë dhe e vërteta ndikon këdo të ndërgjegjësohet edhe sikur në një moment të caktuar të mendojmë se popullata mund të ketë frikë. Frika është mjet mbrojtës në këtë moment.

Si po e trajtoni ju veten në kushtet e shtëpisë?

Grida Duma: Bëj aq sa bëjnë të gjithë ata që janë paksa të informuar, vitamina C nëse merret nga portokalli, limoni apo si tablet, bën vecse mirë.

Nuk duhet ta lërë veten të ketë ftohtë, edhe në kushte normale sduhet të jemi të pakujdesshëm edhe kundrejt një gripi stinor. Më e rëndësishme të kuptosh që fëmijët të jenë më të kujdesshëm të lajnë duart, edhe nëse do dalin në hapësirën e përbashkët të pallatit. Se gjendja e të ndenjurit në shpi kur vjen nga kënaqësia është tjetër, kur vjen nga bllokimi krijon nervozizëm e agresivitet tek fëmijët.

TAGS