Griezmann nuk i pëlqen të cilësohet si lojtari ‘i vetëm’ i Atletico, ja si i reagon gazetarit

Griezmann nuk i pëlqen të cilësohet si lojtari ‘i vetëm’ i Atletico, ja si i reagon gazetarit

Griezmann nuk i pëlqen të cilësohet si lojtari ‘i vetëm’ i Atletico, ja si i reagon gazetarit

Atletico Madrid ka shënuar fitore në përballjen kundër Celta Vigo, në një ndeshje ku shkëlqeu Antoine Griezmann.

Si më i miri i mbrëmjes, që ndodh zakonisht në skuadrën e Atletico, Griezmann u pyet nga gazetari se çfarë do të bënte skuadra e tij pa të dhe Oblak.

Kjo pyetje nuk i pëlqeu francezit, i cili refuzoi ta identifikonte skuadrën vetëm me dy emra, duke përfshirë  të gjithë skuadrën në përgjigjen e tij.

“Po ne çfarë do të bënim pa skuadrën, apo pa një trajner si ky që kemi, ose njerëzit e stafit që ne nuk flasim për ta” ishte reagimi i Griezmann, transmeton lajmi.net.

“Ne po e shijojmë sezonin dhe shpresojmë të vazhdojmë akoma. Synimi ynë është vendi i dytë” ka shtuar sulmuesi francez.

Antoine Griezmann po lidhet ngushtë me zërat që e transferojnë lojtarin në ‘Camp Nou’, mundësi që lojtari e kishte refuzuar në të kaluarën, por që raportohet se është bërë pishman për këtë gjë. /Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS