Griezmann për golin e dytë kundër Betisit: Unë e pashë Messin në stërvitje

Griezmann për golin e dytë kundër Betisit: Unë e pashë Messin në stërvitje
Tash esht Koha
18:29 | 26 Gusht 2019

Barcelona ka shënuar fitoren e parë në La Liga, duke e mposhtur 5:2 Real Betisin në ‘Camp Nou’ të dielën mbrëma.

Pas humbjes së papritur nga Bilbao, lojtarët e Barcelonës ishin në gjendje të dhuronin një performancë të mirë në shtëpi, për fitore spektakolare.

Ndeshje të mirë regjistroi Antoine Griezmann, i cili bëri debutimin zyrtar në ‘Camp Nou’.

Griezmann shënoi dy gola, ndërsa i dyti ishte i jashtëzakonshëm. Francezi duke folur për këtë gol, tha se ka mësuar nga Messi, që shënon gjithmonë ashtu në stërvitje.

“Goli i dytë? Messi shënon gola të tillë në stërvitje dhe unë vendosa të përpiqem ta imitoj atë dhe ia dola”, ka deklaruar Grizemann, përcjell lajmi.net.

“Jam i lumtur që fituam sepse skuadra ime dëshironte të tregonte cilësi pas humbjes në ndeshje e parë”./Lajmi.net/

Tash esht Koha
TAGS