Griezmann: Tash do të festojmë

Sulmuesi francez, Antoine Griezmann, thotë se akoma nuk mund të besojë për suksesin e arritur në ‘Rusia 2018’.

Kombëtarja e Francës u shpall kampion bote pas triumfit ndaj Kroacisë (4-2) në finalen e Kampionatit Botëror në Luzhniki Stadium.

Festa e lojtarëve të Francës (Foto: Getty Images)

Futbollisti i Atletico Madridit ishte njëri prej protagonistëve, pasi goli i pari (autogoli i Mario Mandzukic) u shënua pas një harkimi të tij nga gjuajtja e lirë.

Më pas, i njëjti futbollist e shënoi edhe golin e dytë të Les Bleus nga pika e bardhë.

Lexo po ashtu:

“Akoma nuk po e besoj se çfarë po ndodh. Jam shumë krenar me këtë skuadër: Lojtarët dhe stafin (e trajnerëve), stafin teknik dhe stafin mjekësor. Jemi një grup shumë i bashkuar”.

Gëzimi i francezëve (Foto: Getty Images)

“Bëmë diçka të jashtëzakonshme, bëmë historinë dhe do ta shijojmë këtë. Do t’i takojmë familjet tona dhe do të bëjmë festë”.

“Nesër (e hënë) në Francë do të jetë po e njëjta gjë, do të festojmë me popullin francez”, ka deklaruar Griezmann. /Telegrafi/

TAGS