Gruaja e presidentit, Gjorgievska ishte pjesëmarrëse në ngjarjen “Ajo fluturon me krahët e saja”

Gruaja e presidentit, Gjorgievska ishte pjesëmarrëse në ngjarjen “Ajo fluturon me krahët e saja”

Gruaja e presidentit Stevo Pendarovski, Elizabeta Gjorgievska ka mbajtur fjalim në ngjarjen e sotme “Ajo fluturon me krahët e saj”, të organizuar në korniza të nismës për Ballkanin Perëndimor të Institutit për Sipërmarrësi tek Gratë, mbështetur nga Ambasada e Suedisë në vend.

Duke iu drejtuar të pranishmëve në këtë aktivitet, Gjorgievska theksoi se suksesi, si dhe shumë gjëra tjera të rëndësishme në jetë, nuk kanë moshë dhe se në rrugën e suksesit gratë e reja duhet të jenë të sigurta, të kombinojnë ambicien dhe frymëzimin dhe të gjejnë vendin e tyre ideal, kumtuan nga kabineti i presidentit.

“Tregimi juaj mund të frymëzojë dikë tjetër, kështu që ndajeni atë me të tjerët dhe mbështesni gratë e tjera që të kenë sukses”, tha Gjorgievska, duke shtuar se arsimi është shumë i rëndësishëm dhe kjo është arsyeja pse ajo është përpjekur të mësojë nga më të mirët.

Në ngjarjen përvoja të tyre nga fusha e sipërmarrjes ndanë edhe gratë e suksesshme nga sektori i biznesit nga shumë vende të huaja, duke përfshirë profesorë nga Universiteti Lund në Suedi, në mënyrë që të motivojnë dhe frymëzojnë përfshirjen grave në botën e sipërmarrjes.

Projekti u iniciua nga tre gra të reja që ishin pjesë e trajnimit për inovacionit dhe sipërmarrjes së Institutit suedez Lund, ndërsa pjesë e ngjarjes ishte edhe ceremonia e ndarjes së çmimeve për Irena Jakimovska, Gëzime Fejzi dhe Fatma Bajram Azemovska për arritjet e tyre në fushat e tyre të veprimtarisë.