Gruaja nuk ecën dhe nuk flet më, burri: Do t’i shërbej deri në fund

Gruaja nuk ecën dhe nuk flet më, burri: Do t’i shërbej deri në fund

Luan Laçi rrëfeu në programin “Historia ime”, në Tv Klan, historinë e tij të veçantë të dashurisë me bashkëshorten Lirie.

Ata prej 44 vitesh janë të martuar dhe jeta e tyre ka shkuar shumë mirë, deri në momentin kur zonjës Lirie i bie hemoragji celebrale.

Si pasojë ajo e ka të pamundur të ecë dhe të flasë, por bashkëshorti i saj është ai që po kujdeset për të, që nga viti 2015.

Ai tregon se në fillim ka qenë e vështirë, por tani është mësuar dhe i premton publikisht bashkëshortes, se do t’i shërbej deri sa vdekja t’i ndajë.

Mirela Milori: Një marrëdhënie shumë e vështirë! Unë nuk gjej fjalë të them se sa e vlerësoj këtë që po bën Luan!

Luan Laçi: Mëson njeriu, të mëson nevoja, unë do ta kreh, unë do ta laj, unë do ta fshij, unë do gatuaj, unë do laj rrobat, siç bën një grua.

Në vitet e para, unë e kam patur të vështirë për ta bërë këtë punë, por duke ardhur, se e kam detyrim se më ka shërbyer, më ka respektuar njerëzit, më ka pleqëruar dy prindërit.

Kam patur prindër të mrekullueshëm, ka rritur dy kalamaj, i ka shkolluar, Kjo dhe nëna ime kanë qenë dy kryesoret, se unë isha i larguar, punoja herë këtu e herë atje.

Mirela Milori: Kjo që bën ti, që i shërben është një gjë që ndoshta ndonjë burrë tjetër do dorëzohej.

Ti më the që unë kështu do të jem deri në fund.

Nga të vjen kjo forcë, që përballon këtë lloj jete, se është sfidë e rëndë kjo?

Luan Laçi: Mua kjo më vjen se unë i kam premtuar, nuk jam një njeri të lavdëroj gruan në vitet e para, një vit -dy vjet, por erdhi koha, mbas 44 vjetëve po i them këto gjëra.

E kam detyrimin që të zbatoj atë që i kam thënë në fillim fare, që të dua, nuk ta kam me hile, jam i drejtë, i drejtë kam qenë.

Çdo gjë, rrogën e kam çuar tek shtëpia, i kam investuar tek kjo dhe kjo ma ka shpërblyer.

Mirela Milori: Deri sa të ndaheni nga kjo botë do jeni bashkë, këtë i premtove?

Luan Laçi: Nuk i dihet asaj, mund të iki unë, mund të iki ajo, mosha çfarë nuk presim ne.

Por do t’i shërbej deri në fund./tvklan.al

TAGS