Gruaja rruhej çdo ditë, por tani e pranon vetën ashtu siç është

Gruaja rruhej çdo ditë, por tani e pranon vetën ashtu siç është

Rruajtja në baza ditore duket se nuk i kryejti punë një gruaje.

Leah Jorgensen, 33-vjeçare, vuan nga sindroma e vizorës policistike, çrregullim hormonal që shkakton një rritje jo-normale të qimeve në trup.

Ajo mban mend që 14-vjeçe që e ngacmonin dhe e quanin “burrë”, ndaj për të fshehur qimet e trupit, ajo detyrohej me mëngë të gjata dhe të rruhej rregullisht.

Kur ishte në të njëzetat, i shtoi edhe më shumë përpjekjet, kalonte disa orë për të rruar qimet nga mjekra, faqet, buzët, gjoksi, barku, krahë, këmbët dhe kurrizi.

Ngaqë nuk ndihej e qetë me veten, ajo e pati puthjen e parë vetëm kur ishte 27 vjeçe, dhe iu shmang dentistëve për 12 vjet.

Por tani që e ka lënë briskun dhe del lirshëm në publik, pa e vrarë mendjen se ç’thonë njerëzit, ajo thotë që ndihet më e qetë se kurrë.

TAGS