7 Nëntor 2018 / 10:16
Komisioni për Mbrojtje nga Diskriminimi ka konstatuar se i dënuarit Nikolla Gruevski, ish kryeministër është i diskriminuar nga gjykatësja Dobrilla Kacarska. Në dokumentin nga ky institucion Gruevski ka marr njoftim se i është shkelur e drejta e gjykimit të drejtë nga ana e gjykatëses dhe Gjykatës Penale. Është konstatuar diskriminim direkt ndaj ish kryeministrit për shkak se ai ka qenë i vënë në pozitë të palakmueshme me mos sigurimin e kritereve të nevojshme për gjykim të derë. Gruevski është i dënuar me 2 vjet burg, për furnizimin e Mercedesit të blinduar. Aktvendimi është i plotfuqishëm, ai pritet të paraqitet në burgun e Shutkës, që nesër.