Gruevski: Nuk kthehem në politikë!

Gruevski: Nuk kthehem në politikë!

Ish kryeministri Nikolla Gruesvki në një intervistë për gazetën gjermane Frankfurter Allgemane Cajtung, flet për veprat të cilat i ngarkohen dhe planet për të ardhmen.

Ai shpreson se do ta fitoj drejtësinë për veprat penale të cilat i ngarkohen në Gjykatën Evropiane të drejtësisë. Por që veprat e tij të arrijnë deri atje, fillimisht duhet të përfundojnë të gjitha procedurat në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Të gjitha rastet kundër meje janë të njëjta: Të paramenduara, pa kurrfarë dëshmie dhe politikisht të motivuara. Nuk e kam ndërmend të kthehem në politikë”, deklaroi Gruevski.