2 Nëntor 2018 / 14:02
Grupacioni i bankave Erste Investitors dhe Banka Sparkasse në bashkëpunim me përfaqësues të Ministrisë së Financave realizuan takimin e gjashtë të tyre. Në këtë takim u diskutua për politikën monetare të shtetit dhe zhvillimin makroekonomik të Maqedonisë. Gligor Bishev nga Sparkasse Banka tha se procesi i anëtarësimit të vendit strukturat euroatlantike rrit mundësinë e kompanive vendore për investime. Ndërkohë, përfaqësuesi i grupacionit Erste tha se mbështesin Maqedoninë për përparim më të madh në tregun kapital.
Me zhvillimin e tregjeve financiare dhe afrimit drejt BE-së mundësitë e kompanive dhe investitorëve nga Maqedonia për të investuar në letrat me vlerë po rriten, ndërsa gjithashtu kompanitë në vend të kredive projektet e tyre mund ti financojnë me dhënien e letrave të detyrueshme me vlerë. Dhe këtu grupacioni ka përvojë të madhe dhe deri tani ka bashkëpunuar dhe bashkëpunon me investitor të ndryshëm në vend, bashkëpunojmë edhe me qeverinë e Maqedonisë.” – theksoi Gligor Bishev- Menaxher i përgjithshëm i Sparkasse Banka Shkup
Dëshirojmë që ta mbështesim zhvillimin e tregut kapital dhe posaçërisht dhënien e letrave shtetërore me vlerë, kështu që tre herë me radhë kemi bërë dhënien e euro-bondeve nga Maqedonia. Më duhet të them se jemi të kënaqur që euro-bondi i fundit e ka kamatën më të ulët dhe dëshirojmë që në këtë mënyrë edhe më shumë të tregojmë zhvillimin e çdo shteti dhe potencialin e hyrjes në çdo treg. Mendoj se Maqedonia ka përparim të madh.” – tha Boris Cetmer – anëtar i bordit drejtues të Erste Kroaci