Alsat 2019-04-04T15:20:27+02:00
Grupet e punës për harmonizimin e propozim – Ligjit për Prokurorinë Publike nuk kanë kontaktuar më për takime të radhës. Nga Ministria e Drejtësisë bëjnë të ditur se takime nuk do të ketë derisa palët të harmonizojnë edhe më tej qëndrimet. Pushteti dhe opozita nuk përafrojnë dot qëndrimet sa i përket fatit të Prokurorisë Speciale Publike. Derisa lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Micskoski akuzon pushtetin se me qëllim tenton prishjen e negociatave, ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska akuzon liderin e opozitës se punon me rekomandime nga Budapesti. Faktori ndërkombëtare pret arritjen e konsensusin mes pushtetit dhe opozitës. Ambasadori i BE-së, Samuel Zhbogar theksoi se palët duhet të merren vesh për fatin e PSP-së, me qëllim që data për bisedime të mos vihet në pikëpyetje.
Për ne dhe vendet anëtare është shumë me rendësi që PSP-së t’i lejohet ta vazhdojë punën e saj dhe prezantimin e materialeve të përgjuara në lëndë gjyqësore. Ne potencojmë dhe shpresojmë se të gjitha partitë parlamentare do ta gjejnë rrugën e duhur që PSP-së t’i mundësojnë vazhdimin e punës saj”-tha Samuel Zhbogar, Ambasador i BE-së.
Dallimet mes pushtetit dhe opozitës sa i përket propozim-Ligjit mbi Prokurorinë Publike dhe fatin e PSP-së mbeten akoma të thella, posaçërisht në pjesën e përdorimit të bombave si dëshmi në procedurë. Opozita kërkon që Specialja të përfshihet në kuadër të Prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion, ndërsa pushteti në propozon funksionimin e Speciales si organ i pavarur, përfshi edhe përdorimin e bombave si dëshmi në procedurë deri në vitin 2020.
Adrian Kerimi
Loading…