Grupi i pavarur prej tetë deputetësh, apo të përjashtuarit nga VMRO-DPMNE, kërkojnë vend në grupet punuese për ndryshime në Kodin Zgjedhor me qëllim siç thonë, demokratizimin e shoqërisë. Ky grup kërkon që për çështje të rëndësishme siç është Kodi Zgjedhor, duhet të flitet në mënyrë më transparente dhe të marrin pjesë më tepër palë. “Funksioni i Kuvendit në demokracinë parlamentare siç është dhe RMV, duhet të përmirësohet. Në këtë drejtim, është koha që disa çështje të rëndësishme siç është Kodi Zgjedhor të flitet në mënyrë më transparente dhe me pjesmarje të më tepër palëve. Deputetë, sektori qytetar, opinioni, duhet të kyçen në këtë proces që i njejti të përfundojë pozitivisht dhe siç është më së miri për demokracinë. Askush nuk ka të drejtë ekskluzive mbi këto çështje të rëndësishme, ndërsa pjesmarja jonë do të pasurojë procesin dhe do të kontribojë për zgjidhje më kualitative”, thuhet në komunikatën e 8-shes së pavarur. Ndryshe, përfshirje në bisedime kërkuan gjithashtu edhe nga partia opozitare shqiptare Lëvizja Besa.
Data 29.03.2024
Aktuale
- (VIDEO) Trençevska: Premtimet e VMRO-së për rritjen e pensioneve do ta destabilizojnë sistemin e pensioneve
- (VIDEO) MASH shpalli konkurs për regjistrimin e nxënësve në shkolla të mesme
- (VIDEO) MASH shpalli konkurs për regjistrimin e nxënësve në shkolla të mesme
- Redi Jupi largon gjithë kosovarët nga formacioni i Shqipërisë, parashikon 11-shen për Euro 2024
- Interi gati të heqë dorë nga Bastoni, por vetëm për 70 milionë euro
- LAMM: Nuk ka pritje të gjata në hyrje dhe dalje nga Maqedonia e Veriut
- ESHS: Në gjysmën e dytë të vitit 2023 energjia elektrike u shtrenjtua për 8.2%
- Sara sapo i shpalli “luftë” Kiarës: Ajo ka 13 ex-a…