Alsat 2019-10-17T12:34:11+02:00
Kryeministrat e shteteve anëtare të Grupit të Vishegradit mbrëmë kanë kërkuar nga kryetari i Këshillit Evropian Donald Tusk të iniciojë fillim të negociatave inkuadruese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë gjatë kohës së Samitit të BE-së që sot dhe nesër do të mbahet në Bruksel.
Në letrën deri te Tusku, kryeministrat e Polonisë, Sllovakisë, Hungarisë dhe Çekisë shprehin pakënaqësinë e tyre nga mossuksesi të arrihet konsensus për fillim të bisedimeve për anëtarësim të dy vendeve gjatë kohës së takimit të shefave të diplomacive të shteteve- anëtare të BE-së të martën.
“Edhe krahas zhgënjimit nga Këshilli për punë të përgjithshme, propozojmë në këtë Samit të BE-së të mbahet debat vendimtar ku bashkë do të tentojmë të zhbllokojmë këtë situatë”, theksojnë katër kryeministrat në letër, duke vlerësuar se vendimi që do të miratohet do të ndikojë në kredibilitetin e BE-së në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe më me rëndësi, “do të ketë pasoja serioze dhe afatgjate mbi stabilitetin dhe sigurinë e Unionit”.
Në letrën deri te Tusk ata theksojnë se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë arrit sukses të rëndësishëm në zbatimin e reformave që janë kërkuar prej tyre në kuadër të procesit paraqasës dhe rregullimin e marrëdhënieve me fqinjët e tyre.
“E kemi dënuar faktin se edhe krahas kësaj, BE ende nuk është në gjendje t’u garantojë perspektivë të qartë evropiane”, theksojnë katër kryeministrat në letër.
Në takimin e Këshillit për punë të përgjithshme të martën, shefat e diplomacive të anëtarëve të BE-së nuk kanë arrit të arrijnë marrëveshje për fillim të negociatave paraqasëse me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe kanë vendosur këtë çështje t’ua lënë në dorë liderëve të Unionit në Samitin dyditor që fillon sot.
Komisioni Evropian në dy raste ka rekomanduar fillim të bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë- vitin e kaluar në prill dhe në maj të këtij viti, por shtetet anëtarë të BE-së e kanë anuluar miratimin e vendimit për fillim të procesit negociues.
Loading…