Grupi Parlamentar i LDK-së takohen me zyrtaren e BE-së për Ballkanin Perëndimor

Grupi Parlamentar i LDK-së takohen me zyrtaren e BE-së për Ballkanin Perëndimor

Përmes një komunikate për media, Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar për takimin e grupit parlamentar të kësaj partie me drejtoreshën për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë në BË, Angelina Eichhors.

Në këtë takim kanë marrë pjesë kryetari i grupit parlamentar të LDK-së, Avudullah Hoti, së bashku me deputetët, Armend Zemaj dhe Lumir Abdixhiku.

Gjatë këtij takimi, është biseduar për proceset integruese të Kosovës, për nevojën e vazhdimit të dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, të lehtësuar nga BE-ja dhe të mbështetur nga SHBA-të, si dhe për procesin e liberalizimit të vizave.

Avdullah Hoti i ka përsëritur qëndrimin e LDK-së për dialogun dhe ka theksuar se LDK-ja do të kujdeset që të mos lejojë që Kosova të devijojë nga agjenda euro integruese.