Guardiola: ‘Aguero është legjendë, nuk kam pasur probleme me të’

Guardiola: ‘Aguero është legjendë, nuk kam pasur probleme me të’

Trajneri i Manchester City ka vërtetuar edhe një herë se ai kurrë nuk ka pasur ndonjë problem me sulmuesin e skuadrës, Sergio Aguero.

Në ditët e para të Guardiolas në stolin e ‘citizens’, raportohej se spanjolli dhe Aguero nuk kanë raporte aspak të mira.

Megjithatë, në deklarata e tij të fundit, Pep Guardiola e ka cilësuar Sergio Agueron si një legjendë të jashtëzakonshme.

“Janë mediet. E kuptoj pasi ndonjëherë ai nuk luan dhe njerëzit pyesin për çfarë arsye, por ai (Aguero) e di arsyen pse” ka thënë Guardiola, transmeton lajmi.net.

“Ndonjëherë ndodh për arsye taktike, kurse ndonjëherë dua më shumë, por ajo është puna ime. Por, unë jam i lumtur sepse ai është person i jashtëzakonshëm. Më pëlqen të punojë me njerëzit e mirë dhe ai është një i tillë” ka thënë tutje trajneri.

“Ai është një legjendë e jashtëzakonshme. I cili shënoi golin më të rëndësishëm në histori të këtij klubi” ka thënë Guardiola duke kujtuar golin e argjentinasit ndaj QPR.

Aguero është pjesë kyçe e formacionit të Pep Guardiolas, dhe këtë sezon ka shkëlqyer duke qenë realizatori më i mirë në skuadër, por edhe në kampionat. /Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS