Guardiola befason të gjithë me këtë deklaratë

Guardiola befason të gjithë me këtë deklaratë
22:01 | 15 Dhjetor 2019

Pavarësisht se skuadra e tij fitoi 3-0 kundër një skuadre të demoralizuar si Arsenali, trajneri i Manchester Cityt Pep Guardiola tha se skuadra e tij luajti më mirë në humbjen e javës së kaluar në derbin e Manchesterit.

City fitoi me rezultat 3-0 në Emirates, me dy golat e De Bryune dhe një të Sterling. Edhe pse epërsia e tyre nuk u rrit, ata asnjëherë nuk u rrezikuan nga Gunners.

Ekipi i Guardiola pësoi humbje 2-1 në shtëpi ndaj rivalëve të tyre vendas javën e kaluar, një rezultat që ndoshta i përjashtoi ata nga lufta për titullin e tretë radhazi, por trajneri i tyre katalanas këmbënguli që ai ishte më i lumtur me atë paraqitje, përcjell lajmi.net.

“Ne arritën një rezultat të jashtëzakonshëm por mënyra se si luajtëm kundër Manchester United ishte më e mirë në shumë, shumë gjëra”, i tha ai BBC.

“Unë e di se jemi gjykuar për rezultatin, por unë kam për detyrë të gjykoj performancën, jo vetëm rezultatin”. /Lajmi.net/ 

TAGS