Guardiola: Kam dëshirë të drejtoj një kombëtare dhe të luaj më shumë golf  

Pep Guardiola ka folur për të ardhmen e tij dhe ka zbuluar dy dëshirat e mëdha që ai ka.

Trajneri i Manchester Cityt është duke shijuar kohën e tij në Ligën Premier, pasi është kampion në fuqi dhe lider aktual i kampionatit.

Por, e ardhmja e trajnerit spanjoll gjithmonë ka qenë pjesë e diskutueshme dhe kështu po ndodh edhe tani.

Lexo po ashtu:

Në një intervistë për mediat spanjoll, Guardiola ka shprehur dëshirat e tij për të drejtuar një ekip kombëtar dhe të luaj më shumë golf.

Guardiola duke luajtur gold (Foto: BBC Sport)

“Unë do të kisha shumë dëshirë të isha trajner i një ekipi kombëtar. Do të më pëlqente shumë kjo gjë”, ka thënë fillimisht Guardiola për mediat spanjolle.

“Kjo do të ndodhë sigurisht pasi do të jepte më tepër kohë të lirë”.

Lexo po ashtu:

“Gjithashtu do të kisha dëshirë të luaja më tepër golf, pasi për momentin nuk kam kohë”.

“Herët ose vonë kjo gjë do të ndodhë. Nëse një ekip kombëtar do të troket në derën time, do të pranoja me kënaqësi”, përfundoi trajneri spanjoll. /Telegrafi/

TAGS