Guardiola: Kjo është skuadra e dytë më e mirë në Evropë

Guardiola: Kjo është skuadra e dytë më e mirë në Evropë

23:45 |

Pep Guardiola e ka përshkruar Tottenham Hotspur si skuadrën e dytë më të mirë në Evropë, para përballjes me Manchester Cityn në ‘Etihad Stadium’.

City edhe pse ka përfunduar sezonin e kaluar në Premierligë me 27 pikë më shumë se Tottenham, për trajnerin Guardiola, skuadra e Mauricio Pochettinos, është e dyta më e mira në Evropë.

I pyetur se çfarë mësoi për Tottenham sezonin e kaluar, Guardiola tha:”Sa të mira janë ata. Fjalët dhe mendimet e mia për ta. Ata janë skuadra e dytë më e mirë në Evropë. Për mua mjafton”.

I ngjajshëm

“Që nga koha që kam ardhur këtu në Angli, ata çdo herë janë pretendent të vërtetë”.

Ndeshja mes Manchester Cityt dhe Tottenham, luhet ditën e shtunë, me fillim nga ora 18:30./Lajmi.net/

autor: Lajmi.net

23:45 |

TAGS