Guardiola në ankth, pret rezultatet e fundit të Fernandinho, para ndeshjes me Burnley

Guardiola në ankth, pret rezultatet e fundit të Fernandinho, para ndeshjes me Burnley

Guardiola në ankth, pret rezultatet e fundit të Fernandinho, para ndeshjes me Burnley

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, nuk është aspak i qetë para përballjes me Burnley.

Mesfushori i skuadrës, Fernandinho, i cili ka qenë i pazëvendësueshëm për trajnerin spanjoll, nuk dihet akoma nëse do të jetë i gatshëm për lojë.

Duke pasur parasysh mungesën e Kevin De Bruyne, mungesa e Fernandinhos do të ishte humbje shumë e madhe për skuadrën, në prag të tri ndeshjeve vendimtare për titullin e Premierligës.

“Do të shohim nesër. Ai ka një problem me gjurin, por ne do të shohim nesër nëse ai mund të luaj” ka thënë Guardiola, transmeton lajmi.net.

“De Bruyne nuk është akoma në dispozicion. Ai po përmirësohet, por nuk është akoma i gatshëm” ka shtuar spanjolli.

Testi ndaj Burnley do të jetë me rëndësi shumë të madhe, pasi deri në fund të sezonit janë edhe nëntë pikë në lojë, me skuadrën e Man City që ka vetëm një pikë më shumë sesa Liverpool. /Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS