Guillermo Amor i Barcës: United skuadër e madhe, do të luajmë dy finale kundër tyre

Tashmë dihen edhe çiftet e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve, por edhe të gjysmëfinaleve të mundshme të këtij viti.

Barcelona do të kërkojë që të shkoj më tutje në ballafaqim me Manchester Unitedin, i cili do të jetë edhe dueli kryesor i kësaj faze.

Pas shortit ka reaguar edhe një prej drejtorëve të katalunasve, Guillermo Amor, i cili ka vlerësuar lartë skuadrën angleze.

“Manchester United është një nga skuadrat e mëdha, do të luajmë dy finale kundër tyre. Secila sfidë çerekfinale do të jetë shumë e rëndësishme”.

“Luajtja në shtëpi, ose larg në ndeshjen e parë apo të dytë nuk të garanton suksesin. Është e vërtetë që, nëse udhëtoni në ndeshjen e parë, në shtëpi mund ta “gjurmosh” rezultatin, e di se çfarë të duhet, por është e vështirë të flitet për favor”, pohoi ai.

Theksojmë se më 9 dhe 10 prill zhvillohen ndeshjet e para, ndërsa ato kthyese pas një jave me 16 dhe 17.

Lexo po ashtu:

Ndryshe, finalja do të zhvillohet më 1 qershor në stadiumin Wanda Metropolitano të Atletico Madridit. /Telegrafi/

TAGS