Gundogan kritikon Cityn: Kjo është arsyeja pse nuk jemi skuadër e madhe

Gundogan kritikon Cityn: Kjo është arsyeja pse nuk jemi skuadër e madhe

Ilkay Gundogan ka reaguar ashpër pas humbjes së Manchester Cityt nga Tottenham Hotspur në Ligën e Kampionëve.

Skuadra e Manchester Cityt ka pësuar humbje 1:0 në ndeshjen e parë çerekfinale në udhëtim te Tottenham Hotspur.

Mesfushori gjerman, Ilkay Gundogan, ka deklaruar se humbja nga Tottenham ka treguar se Manchester City nuk po sillet si një skuadër e madhe, diçka që ka shumë vlerë në Ligën e Kampionëve.

“Ne nuk ishim mjaftueshëm të guximshëm në lojë, kemi bërë shumë gabime elementare. Ndjej se jemi nervozë në ndeshjet e rëndësishme në Ligën e Kampionëve. Kemi marrë vendime të gabuara dhe jemi përpjekur të bëjmë gjëra të veçanta të panevojshme”, ka deklaruar Gundogan, përcjell ‘lajmi.net.

Pas penalltisë së humbur erdhi pushimi pjesës së parë. Përvoja të tilla negative gjithmonë na kthejnë mbrapa shumë. Nëse do e kishim shënuar penalltinë, ne do ta kishim copëtuar Tottenhamin. Kështu dolëm nga loja. Kjo nuk duhet të ndodhë me një ekip të madh. Kjo është arsyeja pse ne nuk jemi ende një ekip i madh”./Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS