Gundogan: Lewandowski është sulmuesi më i mirë dhe më i kompletuar në botë

Gundogan: Lewandowski është sulmuesi më i mirë dhe më i kompletuar në botë

Ilkay Gundogan e ka cilësuar ish-bashkëlojtarin e tij te Borussia Dortmund, Robert Lewandowskin, si sulmuesi më i mirë aktualisht aktiv në futbollin botëror.

Mesfushori gjerman dhe sulmuesi polak kaluar tri sezone së bashku në Signal Iduna Park nën drejtimin e Jurgen Klopp nga vitin 2011 deri në 2014.

Së bashku, ata e ndihmuan Dortmundin të fitojë titullin e Bundesligës në 2011-12 dhe sezonin pasardhës shkuan deri në finale të Ligës së Kampionëve, ku u mposhtën 2-1 nga rivalët e Bayern Munichut.

Lewandowski më pas do të transferohej te Bayerni në vitin 2014, ndërsa Gundogan dy vjet më vonë u bashkua me Pep Guardiola te Manchester City.

Por, edhe pse rregullisht radhitet përkrah një shënuesi të cilësisë së lartë si Sergio Aguero, Gundogan pranon se polaku është sulmuesi më i kompletuar.

“Ishte një gëzim i madh për të luajtur me të. Ai është përmirësuar vazhdimisht”, ka thënë fillimisht Gundogan për DAZN.

“Teknikisht ai ishte gjithmonë i shkëlqyeshëm, tani ai gjithashtu ka edhe mendjen e fortë. Mënyra se si ai shënoi golat është fenomenal”.

“Për mua ai është sulmuesi më i mirë dhe më i kompletuar në botë për momentin”, përfundoi mesfushori gjerman. 

MEDIAL.mk